Report TV - Studimi/ Kreu i AMA:Tregu mediatik i liberalizuar, Fuga: Si në vitet '60

2017-06-03 2

Media shqiptare ka kapacitetin të adaptojë teknologji të reja por përmbajtja e saj i përket viteve 60.

Ky ka qenë një nga rezultatet e dala nga studimi që departamenti i gazetarisë organizoi me mbështetjen të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Vetë kreu i AMA-s, Gentian Sala, deklaroi se investimet në ligj dhe në platforma, kanë liberalizuar tregun mediatik, duke iu përgjigjur kështu një sërë pyetjesh kritike, mbi menaxhimin e platformave numerike.


Ndërsa pedagogu Artan Fuga, shprehu edhe pakënaqësinë e përmbajtjes që televizionet në vend kanë. Ky është studimi i dytë që fakulteti i gazetarisë së bashku me Autoritetin e Mediave Audiovizive publikojnë.

Në këtë studim janë përfshirë thuajse të gjithë pedagogët e këtij universiteti si dhe studentë të tij.

Free Traffic Exchange