TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama këshillon socialistët që të lenë mënjanë protestën e opozitës dhe të fokusohen në zonat e tyre elektorale ku janë deleguar nga partia.
?Mos u merrni me protestën. Dilni në terren dhe punoni. Deputetët të shpërndahen nëpër zona, të deleguarit nëpër qarqe. Të enjten përgatituni për parlament. Mos u merrni me komentet e protestës së tyre?, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit që u zhvillua me dyer të mbyllura.
?Bojkoti i Kuvendit bëhet për të bllokuar Vettingun, PD kërkon gjëra që nuk varen nga ne?, shtoi Rama.
Sot protestën e PD e ka komentuar gjatë nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me këtë të fundit, Rama në fund të mbledhjes pati një takim të shkurtër kokë më kokë.
Në daljen nga selia e PS, Rama nuk pranoi të prononcohej për mediat rreth protestës, kurse ministri Tahiri tha se i qëndron deklaratave që bëri sot nga Apollonia e Fierit.