Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Admir (Gjuljano) Çerpjen 35 vjeçarin e konsideruar si një ndër dy organizatorët e grabitjes.
Çerpja ka pranuar përballë hetuesve përfshirjen e tij në grupin e grabitjeve ndërsa gjatë kësaj jave burime për Report Tv bënë me dije se 5 të arrestuarit do të ballafaqohen me njëri-tjetrin për të hedhur dritë mbi deklarimet dhe verisonet që ata japin.
I vetmi Person që deri më tani nuk pranon akuzën është Ernest Kupa biznesmeni i picerisë nga Kruja.
Por si u arrit deri te pjesëtarët e këtij grupi?
I pari që ka folur rezulton Fation Xhyliu i cili sipas kësaj faksimile të Prokurorisë ai rrezikon nga 10 deri në 15 vite burgim.
Më pas ka qenë ish ushtarakët Detion memlikaj e Neim Avdylaj që kanë zbuluar si kryheshin grabitjet, rolin e grupit dhe vendin se si ruheshin paratë pasi ata i ndanin.
Një tjetër dëshmi për prokurorët se grupi drejtohej nga Admir Nikaj dhe Admir Çerpja është dhe deklarimi i Neim Avdylajt i cili teksa bënte plane me Çerpjen i deklaronte atij besnikërinë ndaj grupit kriminal edhe nëse ata një ditë zbuloheshin nga policia.