Ora News – Besimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë mbetet negativ

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investitorët e huaj kërkojnë me insistim sundimin e ligjit në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë. Shoqata e investitorëve pas një sondazhi të saj ka dalë në përfundim se besimi për klimën e biznesit në Shqipëri vijon të jetë negative. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, thotë se ka patur rritje të numrit të biznesve kanë pasur pengesa nga gjykatat dhe situata duhet të ndryshojë. Po ashtu veçoi se vettingu është parakusht për ekonomi tregu funksionuese.
Besimi i investitorëve të huaj për klimën e të bërit biznes në Shqipëri mbetet negative dhe ajo lidhet me mungesën e zbatimit të reformave dhe të ligjit.
Bizneset kanë parashtruar shumë pengesa në rrugën e tyre, duke identifikuar edhe aktorët negative, ndërkohë Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, u shpreh se gjykatat po pengojnë investitorët dhe situata duhet të ndryshojë.
Silvio Pedrazzi: Problemi i madh është zbatimi i reformave dhe i ligjit në Shqipëri. Bizneset ecin në një rrugë të ndërlikuar. Niveli i pritshmërisë ecën me të njëjtin drejtim me nivelin e zbatimit të reformave. Mjedisi i biznesit bëhet gjithnjë e më kërkues, duke qenë se konkurrenca po bëhet më e ashpër.?
Dietlof Mare: Kemi 15 vjet që operojmë në Shqipëri dhe duhet të merren parasysh kërkesat tona. Kërkojmë transparencë, konsistencë dhe sundim të ligjit, ku unë si biznes të di se do të shkoj në gjykatë, nëse humb apo fitoj kjo s?ka rëndësi, por të di që vendimi është i drejtë. Ne të gjithë e dimë që gjyqtarët janë të korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/besimi-i-investitoreve-te-huaj-per-shqiperine-mbetet-negativ/

Free Traffic Exchange