Ora News – Sherr në komisionin e CEZ, Ristani i fik mikrofonin Taulant Ballës

2017-06-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet e komisionit hetimor për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë shoqëruar me tensione dhe tone të larta mes Kryetarit Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike Arben Ristani.

Shkak është bërë gjoba prej 3 milionë lekësh që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka vendosur ndaj një banke të nivelit të dytë e cila nuk ka raportuar transaksionin e dëshmitarit Nuel Kalaja në vlerën e 6.8 milionë eurove.

Kryetari i Komisionit Balla ka kërkuar përjashtimin e Ristanit ndërsa bashkë më ketë të fundit nga mbledhja janë larguar edhe deputetët e opozitës. Në një deklaratë për mediat Ristani tha se vendimi për gjobitjen e bankës është i padrejtë.

Pas rifillimit të punimeve të komsionit Balla i kërkoi Byrosë përjashtimin e Ristanit pasi ky i fundit ishte nën efektin e alkoolit. Në mbledhjen e radhës në komision janë thirrur të dëshmojnë Nuel Kalaja, Shkëlzen Berisha si dhe biznesmeni Ismail Mulleti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-ne-komisionin-e-cez-ristani-i-fik-mikrofonin-taulant-balles/

Free Traffic Exchange