Majko: Për të huajt mund ta shkelim Kushtetutën

2017-06-02 0

Shqetësimit të Petrit Vasilit, mbi rolin antikushtetues të bordit të ONM-së në procesin e Vettingut, iu përgjigj Pandeli Majko. Sipas deputetit socialist, për të huajt Kushtetuta edhe mund të shkelet.

Në letrën e tij, Vasili vë në dukje se Kushtetuta kërkon që ONM të përbëhet nga ekspertë, ndërkohë që përfshirja brenda tij e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin nuk gjejnë mbështetje as në Kushtetutë e as në ligj.

Në nenin B të aneksit të Kushtetutës përcaktohet se vëzhguesit ndërkombëtare emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve, me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse.

Por në bord, ambasadorët Lu e Vlahutin kanë përfshirë edhe veten. Siç duket nga ky fakt, të huajt që e hartuan Kushtetutën duan ta shkelin të parët atë në mënyrë të hapur.

Free Traffic Exchange