Ora News – “18 shkurti”, Basha: Manifestim i madh për fillimin e një lëvizje të re

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fati i Shqipërisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në 18 shkurt shqiptarët nuk do të bëjnë thjesht një protestë, por një manifestim popullor për të lajmëruar fillimin e një lëvizje të re. Kështu u shpreh lideri i demokratëve, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Grave. Basha teksa paralajmëroi përmbysje të mëdha, u dha fjalën shqiptarëve se partia e tij do të marrë përgjegjësi për gjendjen aktuale të vendit.
?26 vite pas pluralizmit demokracia është marrë peng dhe ekonomia, shëndetësia dhe arsimi ndodhen në kolaps?.
Kështu është shprehur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas ku ishte e pranishme dhe Doris Pack.
?Fati i Shqipërisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me zjgedhje të lira dhe të ndershme. Në 18 shkurt Shqipëria do të mblidhet si asnjë herë më parë. Jo një protestë e opozitës por një manifestim të madh popullor për të lajmëruar fillimin e një lëvizje të re për të definuar edhe njëherë kuptimin e demokracisë shqiptare?.
Sipas liderit të demokratëve, mijëra gra mbajnë peshë disproporcionale për të mbajtur familjen me rroga të ulëta, çmime dhe taksa të larta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/18-shkurti-basha-manifestim-i-madh-per-fillimin-e-nje-levizje-te-re/