Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqëria civile, juristë arkitektë dhe arkeologë kërkojnë ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e Velierës. Duke marrë shkak nga debatet në lidhje me rrënojat arkeologjikë që dolën nga gërrmimet, bashkia e Durrësit zhvilloi sot dëgjesën e tretë publike.
Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, tregoi detajet e projektit, duke theksuar se do të shikohet mundësia më e mirë për të pasur të dyja anët e medalies, antiken dhe modernen, duke lënë të kuptohet se do të jenë specialistët e fushës së arkeologjisë që do të vendosin.
Vangjush Dako: Ku e kemi bërë me ngjyrë tulle është siti arkeologjik i cili ka dalë gjatë gërmimeve dhe punimeve. Ndërtesa me xham është Muze.
Arkeologët kanë kërkuar të bëhen kërkime të nëntokës.
Brikena Shkodra: Ne kaq vite nuk i kemi shtuar as edhe një Monument të ri të vizitueshëm këtij qyteti. Përse të mos e bëjmë të mundur këtë gjë edhe qytetin modern ta zhvillojmë por edhe ta ruajmë dhe vlerësojmë atë që është nën tokë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-i-velieres-debate-ne-degjesen-publike-te-bashkise/