Report TV - Vlahutin: Biznesi i huaj s'ka besim te gjyqësori, pse duhet Vettingu

2017-06-02 0

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur gjatë publikimit të sondazhit nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), se biznesi i huaj nuk ka besim te sistemi gjyqësor shqiptar.

Sondazhi ka në fokus klimën e biznesit gjatë vitit 2016. Sipas sondazhit, bizneset kanë pak besim se reforma do arrijë të shkëpusë gjyqësorin nga ndikimi i politikës.

Duke komentuar gjetjet e këtij sondazhit, Vlahutin tha se gjërat duhet të ndryshojnë dhe procesi i Vettingut mund ta bëjë fare mirë këtë.

"79% e shqiptarëve ashtu si dhe biznesi i huaj nuk kanë besim te gjyqësori. Gjërat duhet të ndryshojnë, kemi nisur tashmë Vettingun", u shpreh Vlahutin duke theksuar se duke kaluar në filtër sistemi gjyqësor do të jetë më i paanshëm dhe profesional.

Free Traffic Exchange