Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit po vazhdon një aksion të gjerë për arrestimin e personit të pestë të akuzuar për grabitjen e mbi 6 milionë eurove nga dy banka të nivelit të dytë. Operacioni po zhvillohet në Dibër për kapjen e shtetasit Admir Nikaj (Murataj), ndërsa përveç në rrugë tokësore po zhvillohen kontrolle edhe me helikopter.
Në operacionin ?Patrioti?, janë përfshirë forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksion-me-helikopter-ne-diber-per-arrestimin-e-admir-muratajt/