Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi Fason është kundër rritjes së pagës minimale, projekt i cili pritet të diskutohet këtë të premte në Këshillin Kombëtare të Punës. Argumentet e fasonëve kundër kësaj rritje me 1-2 mijë lekë janë rendimenti i ulët i punës dhe mungesa e profesionistëve.
Fasonët janë kundër rritjes së pagës minimale me 1-2 mijë lekë për punonjësit, kërkesë e sindikalistëve që pritet të diskutohet të premten në mbledhjen e Këshillit Kombëtare të Punës.
Kryetari i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika, e konsiederon këtë projekt të mbështetur nga qeveria në prag të fushatës zgjedhore, por që dëmton këtë sektor.
Gjika: Merr vendime fushate, 20%, 30% , 5% asnjë. Unë them pse duhet të rritet rroga minimale 2 mijë lekë dhe jo 1700. Askush nuk ka për ta bërë këtë analizë, dhe nuk ka për ta bërë kush sepse këto e dëmtojnë biznesin dhe vetëm e devijojnë biznesin dhe më vjen keq ta them por ka një tendecë për decentralizimin e biznesit dhe ky do ishte fundi i demokracisë ekonomike në Shqipëri.
Argumenti kundër i fasonëve shtrihet në dy drejtime; së pari rendiment të ulët të punës siç shprehen ata, dhe mungesa e profesionistëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fasonet-kunder-rritjes-se-pages-minimale-na-falimenton/