Ora News – Fasadat e pallateve do të kthehen në piktura për fëmijët

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fasadat e pallateve të ndërtuara gjatë kohës së komunizimit, do të ndryshojnë. Bashkia ka projektuar piktura në muret e tyre për ti bërë estetikisht të bukura dhe për të krijuar një ambjent më argëtues të fëmijëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në inagurimin e këndit të 9 të lojërave në rrugën ?Sulejman Delvina? dhe tha se do të vijojnë investimet për këtë grupmoshë.
Kënde lodrash në lagje dhe piktura murale në fasadat e pallateve për të krijuar një ambjent më argëtues për të vegjlit dhe për të ndryshuar betonin në pallatet e komunizimit.
Këto janë projektet që mbështeten nga Bashkia e Tiranës dhe donatorët për të cilën janë angazhuar dhe street artistët.
Veliaj ishte në njësinë numër 5, ku përuroi këndin e nëntë të lojërave në lagje.
Veliaj: Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, për prindërit, për bizneset e zonës, për bankën Raiffeisen që na ka dhuruar lodrat. Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t?i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fasadat-e-pallateve-do-ti-kthehen-ne-piktura-per-femijet/

Free Traffic Exchange