Ora News – Reforma zgjedhore, Pack: Të miratohet pa humbur kohë

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, i kërkoi politikës shqiptare që të miratojë pa humbur kohë reformën zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira. Pack komentoi akuzat ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Valhutin, ndërsa tha se i ka kërkuar hetim Parlamentit Europian. Deklaratat erdhën në konferencën, ?A është ky shekulli i grave në politikë??
?Reforma zgjedhore të miratohet para 18 qershorit dhe të garantohet një proçes i lirë dhe i ndershëm?.
Kështu deklaroi në Tiranë, kryetarja e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane Doris Pack, ndërsa mori pjesë në konferencën ?A është ky shekulli i grave në politikë ??.
Pack tha se vëren mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizmit dhe në luftën kundër krimit.
Pack: ?Ndjej keqardhje për situatën në Shqipëri. Besoj se ka mungesë vullneti përsa i përket dekriminalizimit dhe situatës së drogës dhe gjithashtu ka mungesë vullneti për luftimin e krimit të organizuar. Kam ndjekur reformën në drejtësi dhe shpresoj që kjo të zbatohet sa më shpejt.?
Lidhur me akzuat ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Valhutin, zyrtarja europiane tha se do ti kërkojë Parlamentit Europian të hetojë nëse ajo është përfshirë në afera korruptive.
Pack:?Nëqoftëse ato që janë thënë për Ambasadoren e BE-së, janë të vërteta, ndihem e turpëruar. Unë nuk e di por nëqoftse janë të vërteta do të ishte turp i madh për BE, pasi ne po ju kërkojmë ju të luftoni korrupsionin dhe krimin, ndërsa dikush prej nesh është i përfshirë në diçka. I kam bërë thirrje Parlamentit, të hetojnë këtë çështje dhe nëqoftëse është e vërtet të marrin veprimet përkatëse?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-zgjedhore-pack-te-miratohet-pa-humbur-kohe/