Në një kontroll të ushtruar vitin e shkuar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, KLSH ka konstatuar se pronarëve të mjeteve nuk u kërkohet vërtetim nëse kanë gjoba nga policia rrugore.
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të shtetit, kjo sjell për pasojë që drejtuesit e mjeteve të shmangin gjobat, duke ndërruar targat.
?Mungesa e këtij rakordomi sjell shmangien e këtyre gjobave, pasi mjeti humbet gjurmët lehtësisht duke ndërruar targën pikërisht vetëm për shkak të gjobave të papaguara??, -thekson KLSH në raportin e sapopublikuar.
Për këtë arsye KLSH rekomandon që Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor të marrë masa që të bashkëpunohet me organet e policisë së shtetit, me qëllim paraqitjen reciproke të dokumenteve që të vërtetojnë shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella të të dy institucioneve.