Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy nga 4 autorët e dyshuar të grabitjes së makinave të blinduara që transportonin 3. 2 milionë dollarë rrugës për në Rinas, Ditjon Memlika dhe Fation Xhyliu janë lënë në burg.
Fation Xhyliu, i cili besohet se ka dekonspiruar grupin e grabitësve, edhe përpara gjykatës ka mbajtur qëndrim pohues, duke u shprehur i penduar për ngjarjen.
Prokurorët e çështjes kërkuan arrest me burg, duke iu referuar më tepër provave dhe fakteve që kanë të bëjnë më së shumti me grabitjen e dhjetorit të vitit 2015, ku Xhyliu ka patur rolin e informatorit, pasi ishte pjesë e policisë private, që kishte marrë përsipër transportin e vlerave monetare.
Ndonëse vetë Xhyliu u shpreh i penduar në sallën e gjyqit, avokati i tij mbrojtës, Arben Peca, akuzoi Prokurorinë se ka shkelur të drejtat e klientit të tij.
Ndërkohë, ish-efektivi i FA-së, Ditjon Memlika, nuk ka pranuar akuzat, duke kundërshtuar faktet e paraqitura nga Prokuroria.
Dy të arrestuarit e tjerë për grabitjet, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa pritet të dalin përpara gjykatës ditën e enjte.
Ndërkohë operacioni i koduar ?Patriot? lidhur me zbardhjen e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Rinas ka vijuar gjatë natës me kontrolle në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje e qytete të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-avokatet-nuk-na-lejojne-te-takojme-te-pandehurit/