Report TV - Rëshqitje dherash në Gjirokastër rrezikon të shembet një banesë

2017-06-02 2

Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Gjirokastër për pasojë janë dëmtuar edhe themelet e një banese në lagjen Punëntori të këtij qyteti.

Gjithashtu nga rrëshqitja e dherave është bllokuar një nga rrugët kryesore që lidh lagjen Cfakë me pjesën tjetër të qytetit të gurtë.

Kjo situatë është prezente prej 3 ditësh ndërkohë që Bashkia e Gjerikoastrës sot ka nisur punën për të hapur rrugën që është e bllokuar nga rrëshkitja e dherave.

Situata të ngjashme janë të shpeshta në zonat kryesisht malore në qytetin e Gjirokastrës dhe kjo për shkak të terrenit që është mbajtës i lagështirës dhe ujërave.