Basha fton shkodranët t’i bashkohen protestës së opozitës

2017-06-02 0

Shkodra ishte ndalesa e radhës nga ku Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi të rinjtë e këtij qyteti që të bashkohen në protestën e 18 shkurtit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Zgjedhje me banditë nuk do ketë, banditët, krimi dhe qeveria e korruptuar s?do marrin dot peng vullnetin e shqiptareve. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi ato janë fundi i qeverisë se korruptuar dhe i bandave.

Ndërsa kryeministrit ia rikujtoi akuzat për lidhje me krimin e bandat, Basha tha se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do t?i japë fund kohës kur kriminelët bëhen deputetët e kryebashkiakë.

Me herët kreu i opozitës ishte në Tamarë ku mori pjesë në përkujtimin e 72- vjetorit të kryengritjes së Kelmendit./ TV KLAN