Një 37-vjeçar gjendet i pajetë anës rrugës

2017-06-02 7

Një 37-vjeçar është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 në Pogradec.

Kreshnik Çela, banues në fshatin Buzaisht dhe rezident në Greqi, u gjend i pajetë rreth orës 06:10 në një prej rrugëve të lagjes.

Policia e Pogradecit tha se nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima kishte dëmtime në kokë dhe trup. Dyshohet se ai mund të jetë goditur nga ndonjë mjet, ose të jetë rrëzuar apo hedhur nga ndonjë lartësi.

Policia thotë se vrasja përjashtohet si mundësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al