http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes, kjo është pamja qe te ofron liqeni i Fierzës. Mbeturina të shumta organike e plastike kanë pushtuar sipërfaqen e saj. Shkak per ndotjen është bere rritja e prurjeve në basenin e Drinit. Ekspertët thonë se situata është përkeqësuar nga prurjet qe vijnë nga Drini i Bardhë. Por nuk përjashtohet mundësia qe ndotja te jete shkaktuar edhe nga fshatrat e Kukësit. Përveç mbeturinave të shumta industriale liqeni i Fierzës ndotet edhe nga lëndë të ndryshme kimike, duke shkaktuar katastrofë ekologjike në këtë liqen. Megjithë premtimet për zgjidhje të situatës, ajo vazhdon të përsëritet çdo vit, me të njëjtin ritëm, duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e këtij liqeni, por edhe turizmin. Sipas ekspertëve zgjidhja përfundimtare do të ishte ndërtimi i 2 digave te përbëra nga rrjeta metalike ne mënyrë qe te ndalohen mbetjet që vijnë nga Kosova dhe Maqedonie që derdhen në liqenin e Fierzës.