Gazetari i Tv Klan: Kjo është shtëpia e Admir Muratajt në Prezë, të cilën ai e ka blerë para rreth dhjetë vitesh dhe ka jetuar një pjesë së kohës në të. Siç shihet, ajo është e mirinvestuar dhe me kamera sigurie. Banorët thonë që e njihnin fare pak.
Në këtë banesë, policia ka sekuestruar një pjesë të parave të grabitura. Shuma më e madhe u gjet në një servis të familjes Murataj në Vorë.
Baza e grupit dyshohet se ishte një apartament në qendër të Vorës.
Banesat ku jetonin anëtaret e grupit dhe vendet ku janë sekuestruar paratë vijojnë të jenë nën mbikëqyrjen e policisë për 24 orë. Një pjese e parave, sipas grupit hetimor, janë investuar në forma të ndryshme nga grabitësit, në banesa e biznese. / TV KLAN