Greqi, raporti për sigurimet shoqërore - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret qe jetojnë e punojnë ne Greqi përbejnë numrin me te madh te te huajve qe janë te siguruar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ne ketë vend ka publikuar raportin e fundit të sigurimeve, nga rezulton se 53,65 perqind e te siguruarve kane shtetësi shqiptare. Poshtë tyre renditen punëtoret pakistaneze, bullgare dhe rumune. Persa u përket meshkujve shqiptare te siguruar janë rreth 57 perqind, ndërsa per femrat rreth gjysma e tyre. Ne raport përfshihen edhe sektorët ku jane me shume te punësuar shqiptaret. 31,13 perqind e tyre punojnë ne hoteleri dhe restorante, 17,49% në ndërtim dhe 16,78% në industrinë prodhuese. Rreth 50 perqind e shqiptarëve te siguruar në Greqi janë të punësuar si punëtorë të pakualifikuar, kryesisht punëtorë krahu dhe ne tregti, ndërsa pjesa tjetër janë shitesa, artizane te specializuar, ose qe punojnë ne tregjet e mallrave te përdorura. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ne Greqi, krahasuar me shifrat e muajve mars e prill te vitit te shkuar, numri i të huajve të siguruar në ne ketë shtet është rritur me 11,07%.