Dy grabitësit para gjykatës, jepet masa e sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 31

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas arrestimit, dy nga katër anëtaret e bandës qe grabiste makinat e bankave, dolën për masë sigurie në gjykatën e Tiranës. Fation Xhyliu mbërriti ne gjykate nen masa te forta sigurie. Ish-polici i kompanisë private i akuzuar për grabitjen e blindit me para ne aksin Qafë Kashar - Rinas, shprehu pendesë të thellë para gjykatëses Fida Osmani. Por ende nuk është caktuar nëse ai do të bëhet apo jo i penduari i drejtësisë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri tjetër ,ish-efektivi i forcave komando Ditjon Memlika, i cili kërkoi mëshirë para trupit gjykues. Prokurorët, i kishin kërkuar gjykatës që të caktonte masën e sigurisë Arrest me burg për të pandehurit, kërkesë e cila u la në fuqi nga trupi gjykues. Sipas akuzës, Xhyliu ka treguar edhe mënyrën se si funksiononte grupi kriminal. Ai ishte personi që lajmëronte oraret e lëvizjes së mjeteve të blinduara me para, por edhe mënyrën e organizimit të kompanisë private të policisë. Mbi këto te dhëna u organizuan dy grabitjet në Kashar, në Dhjetor 2015 dhe ne shkurt 2017. Por në fund të seancës avokati i të pandehurit Fation Xhyliu theksoi se arrestimi i tij ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Para gjykatës pritet te dalin për masë sigurie edhe dy anëtarët e tjerë te grupit: Neim Avdulaj ish-ushtar profesionist në Zallherr dhe Ernest Kupa, nje biznesmen nga Kruja. Ndërkohe janë shpallur në kërkim Admir Murataj dhe një tjetër person që ka lidhje me bandën.