Report TV - Brenda banesës luksoze të grabitësve të Qafë Kasharit

2017-06-02 3

E ndërsa ishin prej disa ditësh në kërkim, autorët e grabitjes jetonin në luks.

Koka e grupit kriminal që aktualisht ndodhet në kërkim nga policia e shtetit, Admir Murataj jetonte në një vilë luksoze në Prezë.

Vila ku jetonte Murataj me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie dhe sistem alarmi.

Ndërsa Fation Xhyliu qëndronte i fshehur në katin e tretë të një apartamenti në Vorë pas grabitjes.

Deri tani janë arrestuar 4 nga 6 autorët e grabitjes 3.2 mln Dollarë.

Të arrestuarit janë edhe autorët e grabitjes së 3 dhjetorit 2015 në Kthesat e Kasharit ku u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.