TIRANE-?Me Kosovën mund të bashkojmë burimet, asetet dhe të shërbejmë me një sportel të vetëm. Kjo nuk është Shqipëria e Madhe, por ulje kostosh dhe afrim njerëzish?. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në gjatë aktivitetit për inaugurimin e shërbimit konsullor online.
Kryeministri ironizoi kritikët e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri duke u shprehur se; ?Nëse dikujt i duket Shqipëria e Madhe, ky është problemi i tij, nëse të tjerë do duan të na bashkohen, mirë se të vinë ne jemi të gatshëm ti pranojmë të gjithë?.
Sipas Ramës, shërbimi online do të ulë ndjeshëm kostot e shërbimeve konsullore.
Kryeministri u ndal dhe tek vota e shqiptarëve jashtë kufijve të atdheut. Sipas tij, regjistrimi ka nisur dhe cdo shqiptar do tëketë të drejtë në vendimmarrje.
?Për të garantuar pjesëmarrjen në votime të shqiptarëve jashtë vendit duhet më parë t?i regjistrojmë. Regjistrimi i përgjithshëm që ka nisur, që do të shtrihet në cdo territor ku jetojnë shqiptarët do na japë mundësinë t?i përfshijmë në vendimmarrje?.