Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka zbardhur autorët e dy grabitjeve spektakolare në Rinas, atë të ndodhur më 3 dhjetor të vitit 2015 dhe atë të datës 9 shkurt 2017.
Operacioni i koduar ?Patriot?, ka çuar në pranga katër shtetas, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Personat e arrestuar janë: Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf ?Rogat?.
-Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
-Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
-Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.
Si dhe u u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, por nuk sqaroi konkretisht se sa para janë sekuestruar. (fotot më poshtë)
Hodaj: Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).
Ai bëri me dije gjithashtu se është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.
Kreu i policisë së Tiranës tha gjithashtu, se ?grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale?.
Policia e Shtetit organizoi operacionin e gjerë nga toka dhe nga ajri, ndërsa u angazhuan Forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Policia e Tiranës. Operacioni u zhvillua në Prezë dhe në Vorë, në rrethinat e Tiranës, ngjitur me Kasharin dhe Rinasin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacionet-tahiri-ne-drejtorine-e-policise-tirane/