Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh për mediat se Policia e Shtetit tregoi me zbardhjen dhe arrestimin e grabitësve të Qafë Kasharit, se është në shërbim të qytetarëve.
"Unë besoj se kjo është një ditë si të gjitha të tjerat për policinë, ku për fat të keq përtej sulmeve, baltës, llumit kemi arritur gjithmonë tu tregojmë qytetarëve se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë.
Falenderoj efektivët e policisë që punuan pa lodhur dhe zbardhën një seri ngjarjesh.
Ju pata thënë bëni durim dhe kisha të drejtë kur justifikoja edhe padurimin tuaj. Bëjmë të pamundurën për të fituar besimin e qytetarëve4. Kundër policisë janë një pakicë e vogël që janë dhe kundër Vettingut, që s'duan drejtësinë. Janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit", u shpreh Tahiri.