http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pajisja me aparatura bashkëkohore, janë investimi me i ri ne maternitetin e Kukësit. Gjate një vizite ne veri te vendit, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kane pare nga afër sallën e re te imazherise, e cila do t?u shërbeje nenave te reja. Krahas investimeve te bëra ne 2016 ne këtë spital, ministria ka çelur procedurat edhe për 200 mije euro pajisje te tjera mjekësore, mes tyre mamografi dhe inkubator. Kreu i qeverise se bashku me Ministren e Arsimit kane vizituar edhe shkollën 9-vjeçare me te madhe te Kukësit, ?Bajram Curri?. Tashme e rikonstruktuar, shkolla do te jete vetëm me nje turn dhe me ambiente te përshtatshme për 470 nxënësit e saj. Gjate vizitës ne veri te vendit kryeministri është takuar edhe me fermerë te Hasit, aty nga ku nisi procesi i kompensimit për kafshët e dëmtuara nga dermatoza nodulare. Kompensimi i fermerëve për gjedhët e prekur, u bë pjesë e paketës më të madhe të solidaritetit, krahas dëmshpërblimit të përmbytjeve. Pas veriut te vendit, ky proces do te vijoje ne Lushnje, Fier dhe çdo zone te prekur nga kjo sëmundje.