Report TV - Dekriminalizimi, reagojnë Artan Gaçi Aqif Rakipi dhe Tërmet Peçi

2017-06-02 3

Deputetët Artan Gaçi dhe Aqif Rakipi si dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi kanë reaguar pas informacioneve nga Prokuroria e Përgjithshme se ka nisur një hetim ndaj tyre për efekt të dekriminalizimit.

Deputeti socialist, Gaçi u shpreh se është surprizuar nga lista e organit të akuzës, ndërsa deklaron se nuk ka bërë kurrë diçka të paligjshme në jetën e tij.

"Sot u njoha me një lajm që prokuroria po kryente verifikime mbi mua dhe disa deputetë e kryebashkiakë të tjerë me pretendimin se mund të ishim subjekte të ligjit të dekriminalizimit.