Report TV - Grabitja 3.2 mln $, policia kap katër autorët në Vorë e Prezë

2017-06-02 0

TIRANE- Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë a rrestuar katër persona të dyshuar si grabitësit e 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar.

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion masiv në zonën e Vorës prej orës 14:00 të kësaj të marte, për kapjen e autoreve te grabitjes së shumës monetare 3.2 mln $ të bankës në rrugën e Rinasit.

Operacioni masiv po kryhet nga ajri dhe toka nga forcat e RENEA, FNSH dhe Policisë së Tiranës.

Report Tv ka ndjekur nga afër aksionin e forcave speciale duke siguruar pamje ekskluzive nga operacioni në Vorë dhe Fushë Prezë.

Operacioni u zhvillua në një bllok pallatesh në Vorë, pas informacioneve se autorët janë fshehur në atë zonë dhe kanë banuar në një apartament për disa ditë pas grabitjes.

Free Traffic Exchange