Report TV - Punimet në Durrës, Dako: Nëse e thonë arkeologët, i ndërpresim

2017-06-02 1

Një ditë pasi Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ishte thirrur për të dëshmuar në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Report Tv ka zhvilluar një intervistë në lidhje me gërmimet e bëra për ndërtimet e Velierës në Durrës.

Dako është shprehur se duke e ditur që është një zonë ku mund të ketë rrënoja arkeologjike, që në fillim aty kanë qenë arkeologët dhe specialistë të cilët kanë bërë monitorimin e këtyre punimeve, por pasi të përfundojnë këto gërmime, nëse konstatohet se këto rrënoja nuk duhet dëmtuar atëherë ne do të ndërpresim punimet dhe do të rishikojmë projektin.

Firma që po kryen punimet është duke punuar me shumë kujdes dhe e monitoruar.

Free Traffic Exchange