Ora News – Grabitja në Rinas, identifikohet automjeti që transportoi 3.2 mln dollarë

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Identifikohet nga policia automjeti me të cilin grabitësit bënë tranportimin e 3.2 milionë dollarë në Rinas.
Gazetarja jonë Keti Banushi, tha se ka qenë pikërisht ky informacion i marrë në rrugë operative që ka shtyrë uniformat blu të ndërmarrin një operacion të gjerë kontrolli në zonën e Prezës dhe të Vorës.
Në operacionin, i cili po zhvillohet nga ajri dhe toka janë të angazhuar, forcat RENEA, FNSH dhe Policia e Tiranës.
?Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në gjithë zonën e Prezës dhe të Vorës. Është zona afër vendit ku ndodhi dhe grabitja. Kjo është bërë në bazë të informacioneve që grabitësit mund të jenë dhe banorë të këtyre zonave, pasi çdo veprim ka qenë i përpiktë dhe ata e kanë njohur mirë zonën. Janë kontrolluar shumë banesa, ndërsa në zonën e Vorës është kontrolluar dhe një hotel dhe janë sekuestruar dy makina të cilat janë marrë nga policia dhe po kqyren.
Bëhet fjalë për makinën që ka transportuar paratë që dyshohet se ka ikur drejt zonës së Vorës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka arritur të identifikojë makinën e cila është larguar me para, por nuk dihet nëse është sekuestruar.Ky informacion ka bërë që forcat e rendit të marrin një informacion të gjerë në komplet zonën ku ka ndodhur grabitja. Deri tani ka shumë të shoqëruar dhe të ndaluar, të cilët janë marrë në pyetje?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-ne-rinas-identifikohet-automjeti-qe-transportoi-3-2-mln-dollare/