Ora News – Furnizimi me ujë u përkeqësua nga 2014 në 2016, ka tubacione të kohës së Zogut

2017-06-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analiza vjetore për sektorin e ujësjellësve flet për një situatë stanjacioni.
Kryetari i Entit Rregullator të Ujësjellësve Ndriçim Shani në komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, tha se furnizimi me ujë i popullatës në rang kombëtar ka zbritur nga 12.6 në 11.7 në 24 orë, ndërsa janë ulur arkëtimet dhe rritur humbjet nga uji pa të ardhura.
Shani: Sektori deri tani ka treguar që është në këto nivele; dy probleme kryesore. Një, mungesa e përgjegjësive në menaxhim dhe e dyta, pamjaftueshmëria e investimeve kapitale.
Pavarësisht investimeve të bëra në ujësjellës, nuk premtohen përmirësime.
Gaçi: Vazhdojmë të kemi të njëjtat shifra konstante të menaxhimit të ujit. Do na dalin në ëndërr milionat që harxhohen për ujësjellës. Si ka mundësi, që furnizimi me ujë nga 12.1 orë në ditë në 2014-n, ka përfunduar në 11.7 orë në 2016-n?
Shani: Në qoftë se flasim për të arritur atë që duhet, në nevojat për investime që ka sektori, në një periudhë 12 vjeçare, duhet të investohen rreth 200 milionë euro në vit.
Duka: Në Durrës realisht, në zonën e Plazhit ka pasur më pak ujë se çdo vit tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furnizimi-me-uje-u-perkeqesua-nga-2014-ne-2016-ka-tubacione-te-kohes-se-zogut/

Free Traffic Exchange