http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendja në sektorin e ujësjellësit per vitin 2016 mund të konsiderohet alarmante. Tre treguesit kryesor kanë shënuar rënie. Mbulimi me ujë i popullatës, si dhe kohëzgjatja e furnizimit të qytetarëve janë përkeqësuar, ndërsa treguesi i faturimit të ujit te prodhuar është në stanjacion, krahasuar me vitin 2015. Shkak për këtë situatë duket se është menaxhimi i keq nga stafet. Drejtues të këtij sektori thonë se vetëm ujësjellësit të Korçës dhe Lezhës, të gjithë të tjerët bëjnë ndryshime të shpeshta në stafin menaxhues, çka vë në pikëpyetje edhe besueshmërinë e raportimit të të dhënave. Kreu i Komisionit Kombëtar Rregullator, tha se nevojat për të investuar në rrjetin e ujësjellësit janë vërtet të larta, në mënyrë që të eliminohen abuzimet. Kompanitë e ujësjellësve janë trajtuar shpesh si vende punësimi për militantët partiak, ndaj dhe përformaca e tyre ka qenë dhe mbetet e dobët.