Policia e Shtetit zhvilloi një operacion masiv në zonën e Vorës prej rreth 2 orësh, për kapjen e autoreve te grabitjes së shumës monetare 3.2 mln $ të bankës në rrugën e Rinasit.
Operacioni masiv u krye nga ajri dhe toka nga forcat e RENEA, FNSH dhe Policisë së Tiranës.
Operacioni u zhvillua në një bllok pallatesh në Vorë, pas informacioneve se autorët janë fshehur në atë zonë dhe kanë banuar në një apartament për disa ditë pas grabitjes.
Pas zbulimit të apartamentit, RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht për gjetjen e provave dhe mësohet se policia ndodhet pranë identifikimit të katër grabitësve.
Policia shpresonte që t'i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët, ndërsa dyshohet se destinacioni i tyre të ketë qenë Fushë Kruja.