Report TV - Filmi i ri i Budinës: Ju rrëfej deputetin që mohoi babain

2017-06-02 3

Regjisori i njohur Edmond Budina pas suksesit ndërkombëtar të filmit ?Letrat e erës? sapo ka mbaruar në Korçë xhirimet e filmit të ri që mban titullin titullin ?Të thyer?.

Problemet e realitetit shqiptar, si ndotja e ambientit, raporti prind fëmije, korrupsioni në nivel të lartë qeveritar, e mbi të gjitha ndotja e shpirtit do të jenë pjesë e filmit më të ri të Budinës.

Filmi do të shfaqet premierë më 19 shkurt në Kinema Millenium në Tiranë. Budina thotë për Report TV se ky film ka mesazhe universale, duke na rrëfyer edhe fabulën intriguese të filmit.

Një deputet që ka arritur majat, prej korrupssionit, arrin të mohojë ekzistencën e të atit që ka qenë në mërgim dhe në burg për të mos humbur reputacionin.

Sipas Budinës mesazhet për ndotjen e mjedisit shoqërohen me pasojat, me atë që regjisori e quan ndotje shpitërore të shoqërisë. Sipas regjisorit Budina, filmi flet me gjuhën e fotografisë dhe mesazheve.

Free Traffic Exchange