“Hakmarrja për drejtësi”, Nishani: Hetim pesë gjyqtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e organizatës ?Hakmarrja për Drejtësi?, Presidenti i Republikës, me statusin e kreut të KLD-se, ka kërkuar nisjen e hetimeve për të verifikuar dyshimet, sipas tij të arsyeshme, për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Në njoftim theksohet se ka vend për nisjen e verifikimeve.?Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale.?Sipas presidentit Bujar Nishani, gjyqtaret nuk i janë referuar fakteve per organizatën ?Hakmarrja per drejtësi?.?Haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Për efekt hetimi, inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit. Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.?Procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të organizatës ?Hakmarrja për Drejtësi?, të akuzuar për dhjetëra krime të renda ka zgjatur 19 vjet. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda u dha pafajësinë të gjithë pjesëtarëve të bandës, të cilët ishin dënuar nga 15 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Ata u gjykuan per dhjetëra krime te renda nga vrasja e drejtorit te burgjeve Bujar Kaloshi, vendosja e bombës tek VEFA e deri te grabitjet e pengmarrjet.