Veliaj inspekton linjën “Kinostudio-Kombinat”

2017-06-02 2

Kryebashkiaku i Tiranës ka zgjedhur linjën Kombinat-Kinostudio për të inspektuar cilësinë e shërbimit. Teksa vlerësoi këtë linjë, Erion Veliaj u shpreh se në tërësi shërbimi është përmirësuar.

?Shërbimi është si dita me natën me ç?ka qenë. Para një viti, 90% e udhëtarëve mendonin se shërbimi ishte skandal, vetëm 10% mendonin mirë. Kurse sot është 50-50; pra 50% e qytetarëve mendon se është shumë më mirë, e megjithatë e mira s?ka fund. Do të punojmë që 100% e qytetarëve të tregojnë se janë të kënaqur?

Për të shmangur fluksin e krijuar në orët e para të mëngjesit, krahas shtimit të urbanëve fizarmonike, kryebashkiaku ka dhe një tjetër propozim.

?Po mendojmë si mund që me disa nga institucionet punëdhënëse të koordinojmë oraret, ku jo çdo institucion të fillojë punë në të njëjtin orar. Kjo na jep mundësi që ta sfazojmë pak fluksin e mëngjesit, duke e ndarë në disa fasha orare?
Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku ka theksuar se monitorimi i shërbimit urban do të vijojë./ TV KLAN