http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët duhet ta informojnë bashkinë për çdo problem që hasin në linjat e urbanit, ka qenë ky apeli qe ka bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa inspektoi linjën e transportit urban ?Kinostudio-Kombinat??I kemi disa dhjetëra inspektorë në terren, por do ishte mirë që si inspektorë të kishim 200 mijë pasagjerët e përditshëm të transportit publik në Tiranë. Mënyra se si ata mund ta bëhen ?inspektorë? është duke telefonuar 0800-0888, të na japin targën e autobusit dhe problematikën përkatëse, ose duke e raportuar në aplikacionin ?Tirana Ime?. Është e vetmja mënyrë se si e transformojmë çdo udhëtar në një inspektor dhe partner të Bashkisë së Tiranës, për ta bërë ?zap? situatën e transportit publik?.Veliaj nënvizoi se operatorët do të vijojnë të monitorohen me rreptësi, jo vetëm nëpërmjet inspektorëve në terren, por edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë.?Unë besoj se frika është ajo që e ruan vreshtin, ndaj jo vetëm që do të vazhdojmë me kontrollet e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, por po vendosim edhe sistemin GPS, që të kemi mundësi të kontrollojmë në kohë reale ku ndodhen ekzaktësisht autobusët, si po shërbejnë dhe sa e kanë frekuencën?, u shpreh kryebashkiaku.Duke iu referuar sondazhit të para disa të kryer në të gjitha linjat e autobusëve me qytetarë të ndryshëm kryebashkiaku tha se shërbimi i transportit publik në Tiranë po ndryshon.