http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas djali dogji me benzinë nënën e tij ne Korçe, vajza e 52-vjecares rrëfen detajet e ngjarjes se rende. Sipas saj Emiljan Tushini, i cili jetonte me nënën dhe njerkun e tij kishte debatuar me të ëmën dhe në grindje e sipër i kishte hedhur benzine dhe me pas i kishte vënë flakën. Mjeku Bujar Isaku thotë se tashmë pacientja është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen 8 të qytetit juglindor në një familje të komunitetit egjiptian. 32-vjecari mësohet se i ka kërkuar para nënës pasi ishte përdorues droge. Mimoza Sadikllari ke refuzuar për shkak se familje jetonte ne kushte te vështira ekonomike. Sipas policisë 32-vjecari është person me precedentë te mëparshëm penale dhe ka qene i akuzuar per vjedhje. Disa orë pas ngjarjes policia arriti te vere ne pranga Emiljan Tushinin.