Ora News – Kreditë e buta, përfitojnë 1000 qytetarë, ja kriteret që duhet të plotësojnë

2017-06-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1000 qytetarë të Tiranës në pamundësi për të blerë një banesë apo zgjeruar hapësirën e banesës ku jetojnë do të mund të përfitojnë nga programi i Bashkisë së Tiranës për kreditë e buta, i cili do të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit bashkiak.
Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, sqaroi kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të qenë përfitues.
Paskali: Programi që ne kemi buxhetuar parashikon të mbështesim 1000 familje ose individë. Në harkun kohor të viteve 2014-2016 ne kemi pasur 1800 kërkesa për programe për strehimin. Ky program do ketë impakt në familje, veçanërisht ato të reja. Në këtë program parashikojmë ata që duan të blejnë shtëpinë e parë ose kategoria që jetojnë në një sipërfaqe që janë nën vlerat që lejohet për të banuar. Por kryesisht është ajo kategori që kanë një të ardhur, nuk flasim për kategori që janë në vështirësi sociale që kanë nevojë për programe të tjera sociale. Pra kanë një të ardhur por me atë të ardhur nuk mbulon dot të shkojë në bankat e nivelit të dytë dhe të marrë një kredi me interesat që ka sot tregu.
Ka një sërë dokumentash që do ti publikojmë së shpejti, nga certifikata, të ardhurat që ato kanë, vërtetim që kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, nëse kanë persona që marrin ndihmë ekonomike, do vërtetojnë me dokumenta që nuk posedojnë një shtëpi, një sërë dokumentash që do të përgatiten dhe do të dërgohen pranë bashkisë së Tiranës, zyrës për qytetarët për të vazhduar procesin. Do ketë një nivel të ardhurash për një sipërfaqe të caktuar duke u bazuar në numrin e pjestarëve të familjes, në sasinë e të ardhurave do të vendoset dhe sasia e kredisë që do të marrë një qytetar. Nëse kemi një familje 1-3 persona pretendohet se mund të drejtohet për vlerat e një gazoniere 50 metra katrorë, por duket të ketë limitet e të ardhurave nga 39 mijë lekë të reja deri në 60 mijë lekë të reja. Janë kufij që i ka vendosur Bashkia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kredite-e-buta-perfitojne-1000-qytetare-ja-kriteret-qe-duhet-te-plotesojne/

Free Traffic Exchange