Avokatja e Shtetit: Të arrestohet Spaho

2017-06-02 4

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka, i ka kërkuar policisë se Tiranes arrestimin e deputetit demokrat njëkohësisht kryetarit të njërit prej Komisioneve Hetimore për çështjen CEZ.

Duke marrë rolin e prokurorit, Avokatja e Shtetit në shkresën zyrtare dërguar kryepolicit të Tiranës, kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho pasi sipas saj, kërkesa e kreut te komisionit hetimor që kërkon dëshminë e Hiçkës qoftë edhe forcërisht, është në shkelje të ligjeve madje kriminale.

Në 13 pika të tjera të shkresës se saj, drejtuar kreut të Policisë se Tiranes, Avokatja e Shtetit Alma Hiçka është mundur të sqaroje se nuk e ka dhënë dëshminë e saj në komision për shkak se një pjesë e anëtarëve të tij janë në konflikt interesi, duke mos sqaruar se si dhe me kë.

Po sot, Partia Demokratike e ka konsideruar një lajthitje kërkesën e Avokates se Shtetit për arrestimin e nënkryetarit të parlamentit Edmond Spaho.

Në një njoftim zyrtar selia blu shprehet se letra dërguar policisë është shprehje e rënies së çdo standardi, prova e arrogancës, e qëndrimit mbi ligjin dhe delirit të qeverisë.

Edhe selia e PD sot, por dhe media të ndryshme janë shprehur se është vetë Avokatja e Shtetit Alma Hiçka që është në konflikt interesi të paktën me çështjen CEZ, duke publikuar faktin që ndërkohë që ajo ishte në krye të palës mbrojtëse te Shtetit Shqiptar avokat i kompanisë çeke CEZ ishte vete bashkëshorti i zonjës Hiçka./ TV KLAN

Free Traffic Exchange