Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë deri në 31 Maj rivlerësimin e pasurive për qytetarët dhe bizneset.
Kreu i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se shtyrja synon t?i vijë në ndihmë individëve të cilëve nuk u ka mjaftuar koha për të bërë rivlerësimin e pronave të tyre, sidomos atyre që ndodhen jashtë Shqipërisë.
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu pyeti Ministrin e Financave nëse qeveria ka në plan të ulët tatimin e fitimit për t?i ardhur në ndihmë biznesit.
Deri tani, buxheti ka arkëtuar 20 milionë dollarë nga proçesi i rivlerësimit, ndërsa qyetarët kanë përfituar 150 milion dollarë. Deri në fund të Majit, çdokush mund të shkojë të bëjë këtë procedurë në Hipotekë dhe në vend të taksës 15% të diferencës mes vlerës kur ke blerë pronën me atë aktuale, të paguajë vetëm 2% të saj.
Tv Klan