Ora News – PS: Gjyqtarët e prokurorët që s’duan vettingun, jo në listat e deputetëve

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste propozon ndryshim në kodin zgjedhor, për të pamundësuar përfshirjen në listat për deputetë të çdo gjyqtari apo prokurori që nuk i është nështruar procesit të rivlërësimit ose e ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit por procesi ende nuk ka përfunduar. Propozimi erdhi nga deputeti Taulant Balla, i cili i bëri thirrje Partisë Demokratike të bëhët pjesë e diskutimeve në komisionin e posaçëm.
Edhe pse palët politike janë larg çdo konsensusi dhe reforma zgjedhore është drejt dështimit, Partia Socialiste është paraqitur me një propozim të ri. Taulant Balla, propozoi që gjyqtarët apo prokurorët që nuk i janë nështruar procesit të rivlërësimit ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit por procesi ende nuk ka përfunduar, të mos përfshihen në listat për deputet.
Balla: Propozojmë që çdo gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar përmes proçesit të vettingut por është dorëhequr apo që nuk e ka përfunduar proçesin e vlerësimit sipas nenit 179/b të Kushtetutës nuk mund të përfshihet në listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas Ballës ky propozim është po aq i rëndësishëm sa ligji i dekriminalizimit, ndërsa ftoi Partinë Demokratike të bëhët pjesë e komisionit të reformës zgjedhore, ndryshe paralajmëroi ai se do të ndiqet rruga që përcakton rregullorja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-gjyqtaret-qe-skane-kaluar-vettingun-nuk-do-kandidojne-ne-18-qershor/

Free Traffic Exchange