Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar durim nga të gjithë pasi grabitjet e fundit do të zbardhen. Ai tha se hetimet për grabitjen në Rinas janë duke u zhvilluar dhe se zbardhja nuk mund të zbardhen brenda ditës.
Në një deklaratë për mediat, Tahiri tha se policia e Shtetit ka zbardhur dsa ngjarje, duke përfshirë edhe grabitjet.
Tahiri: Mua më rezulton që policia e shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje bankash dhe më rezulton që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet ti zgjidhim brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës. Gjithësesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të cuar përpara hetimet. Bëni durim rezultatet do vijnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitjet-tahiri-beni-durim-ngjarjet-do-zbardhen/