Ora News – Nënshkodra, politikës: S’do merrni kokërr vote nga 13 500 familje!

2017-06-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e prekur nga përmbytjet e para 6 viteve në zonën e Nënshkodrës, kanë unifikuar qëndrimet. Në protestën e tyre të rradhës, ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, në rast se nuk marrin dëmshpërblimin për dëmet në banesa dhe biznese.
Në pritje të dëmshpërblimit për përmbytjet e 6 viteve më parë jane ende, por shpresat qe paratë do t?i marrin i kanë të pakta.
Të gjendur në këtë situate, banorët e Malit të Jushit në zonën e Nënshkodrës vijuan protestën si i vetmi instrument që kanë në duar për të reaguar, por banorët e Nënshkodrës po shkojnë edhe drejt një qëndrimi të unifikuar.
Ata thonë se do bojkotojnë zgjedhjet e 18 qershorit.
Banori: Nëse ne nuk marrim një përgjigje pozitive prej qeverisë shqiptare dhe politikanëve shqiptarë, zgjedhjet u afruan. Mos ti shkojë mendja kujt se marrin një kokërr vote në 13500 familje që janë të përbytura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nenshkodra-politikes-sdo-merrni-kokerr-vote-nga-13-500-familje/

Free Traffic Exchange