Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritet numri i personave të ndaluar për gërmimet e paligjshme në parkun arkeologjik të Apolonisë. Policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë si dhe ka proceduar penalisht drejtorin dhe një punonjës të Parkut të Apolonisë, me akuzën e mosmarrjes së masave për ruajtjen e veprave të artit e kulturës në Apoloni.
Në kuadër të operacionit ?Apollonia? u ndalua 43 vjeçari Arjan Dimo, nga fshati Pojan i Fierit.
Gjithashtu, u procedua penalisht drejtori i parkut shtetasi me iniciale M.H. banues në Tiranë, 66 vjecari punonjës i parkut me iniciale Q.T, banues në fshatin Radostinë të Fierit.
Sipas policisë, personat e mësipërm, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke lejuar që disa persona nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik, të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore.
Te dielën, blutë arrestuan Toni dhe Saimir Fasko, nga Radostina, të cilët në bashkëpunim edhe me dy persona të shpallur në kërkim, A.F dhe E.F, gërmonin në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Apollonisë prej nga ku kanë nxjerrë 230 objekte arkeologjike me qëllim trafikimin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nuk-parandaluan-vjedhjen-e-objekteve-ne-apolloni-nen-hetim-drejtori-i-parkut/