Report TV - Qindra ish të përndjekur pa pension nuk u njihen vitet e punës në miniera

2017-06-02 3

Qindra ish të përndjekur janë të privuar sot nga njohja e viteve të punës së detyruar nëpër miniera gjatë epokës së komunizmit.

Në të kundërt të minatorëve të sotëm, atyre nuk u njihet e drejta as për shtesë pensioni për shkak të punës së vështirë, por as edhe ulja e moshës në 55 vjeç.

Agron Hoxha, specialist pranë Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë thotë se shkak për këtë është fakti se nuk mund të dokumentojnë punën nëpër miniera, dhe këto vite pune nuk u merren parasysh në llogaritjen e pensionit


Ish të përndjekurit thonë se kanë kontaktuar me institucionet përkatëse, nga të cilat kanë marrë përgjigjen se prej rreth dy vjetësh është gati një draft-ligj për njohjen e punës në miniera. Por, sipas tyre, drafti ka ngecur në Ministrinë e Financave e cila duhet të vlerësojë kostot që do të ketë miratimi i tij në buxhetin e shtetit për të proceduar më pas me miratimin e tij.