Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e murit në Mitrovicë, si edhe treni me mbishkrime nacionaliste, për Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, janë konflikte false. Deklaratën Ministrja e bëri gjatë një konference për shtyp me homologun e Kosovës, Haki Demolli. Dy Ministrat firmosën edhe planin e përbashkët të veprimit për 2017.
Pas tensioneve të fundit të krijuara mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e murit në veri të Mitrovicës, si dhe trenin me mbishkrime nacionaliste, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i ka bërë apel Serbisë të mos nxisë konflikte false.
Pas një takimi më homologun e Kosovës, Haki Demolli, Kodheli tha se fokusi i punës së dy vendeve është integrimi euroatlantik.
Mimi Kodheli: Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët dhe të palëkundur për të vazhduar ëndrrën tonë të madhe dhe të popujve, atë të integrimit euroatlantik në të gjithë rajonin që jetojmë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrja-e-mbrojtjes-apel-serbise-jo-konflikte-nacionaliste-false/