Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes tensioneve Kryetari i Bashksië Durrës dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i janë përgjigjur shqetësimit të shoqërisë civile për projektin Veliera në Durrës. Sipas gjeologut Sazan Guri, ky projekt ka shkelur rregullat e këshillit kombëtar të arkeologjisë dhe kërkohet të ndërpriten menjëherë punimet.
Sazan Guri: Është shkelur rregullorja e Institutit të Monumenteve të Kulturës e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, Agjencisë Shqiptare të Arkivave.
Sipas ministres Kumbaro, procedurat ligjore për këët projekt janë zbatuar me përpikmëri dhe nga punimet nuk janë perkur shtresat arkeologjike. Ndërsa kryetari i Bashkisë, Dako siguroi që punimet janë bërë konform të gjitha rregullave dhe se në zonën ku janë gjetur objektet arkeologjike, punimet kanë ndaluar.
Mirela Kumbaro: Instituti i Arkeologjisë realizoi vëzhgimin periodik të punimeve në sheshin para portit dhe ajo që konfirmohet në këtë relacion dhe arkeologët është se nuk janë prekur shtresat arkeologjike. Në zonën ku është gjetur rrënoja arkeologjike po punojnë arkeologët dhe ne nuk po punojmë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-veliera-kumbaro-rregullorja-percakton-qarte-ku-lejohet-nderhyrja/