Ora News – INSTAT: Si popullsi jemi rritur me 1 mijë banorë,edhe migracioni ka rritje

2017-06-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë që prej 2001 është rritur popullsia e Shqipërisë me 1 mijë banorë ku në total popullsia banuese në vend është 2.88 mln. Shifrat zyrtare vijnë nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit raporti gjinor i popullsisë shkon në 102.5 meshkuj për 100 femra. Lindjet kanë tejkaluar numrin e vdekjeve, ndërsa mosha mesatare rritet në 35 vjeç. Tirana dhe Fieri regjistrojnë shtimin më të madh të popullsisë dhe më i ulëti në Gjirokastër.
Popullsia e Shqipërisë rezulton në 2.88 milionë banorë dhe për herë të parë ka pësuar rritje me 1 mijë banorë që prej vitit 2001.
Të dhënat vinë nga Insituti i Statistikave, sipas të cilit gjatë 2016 kanë lindur rreth 32 mijë foshnje dhe kanë vdekur rreth 21 mijë persona.
Shtesa natyrore të popullsisë ishte rreth 11 mijë persona, por rritje ka pësuar edhe migracioni.
Krahasuar me vitin 2011, rezulton se ka pasur ulje të numrit të lindjeve dhe kjo vihet re nga 2010 deri në 2016 dhe nga ana tjetër është rritur jetëgjatësia në 65 vjeç.
Raporti gjinor në lindje po i afrohet nivelit natyror, duke shënuar vlerën 106.9 meshkuj për 100 femra në 2016 nga 109.5 që ishte në 2015.
Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie të lehtë në krahasim me 2015 me 102.7 në 102.5 meshkuj për 100 femra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/instat-si-popullsi-jemi-rritur-me-1-mije-banore-edhe-migracioni-ka-pesuar-rritje/

Free Traffic Exchange